Korrupsioni, arrestohet drejtori i “Qemal Stafës”

Aug 15, 2011 | 18:07

Arrestohet nën akuzën për korrupsion, Drejtori i Qendrës Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sallaku.

Nga të dhënat e para mësohet së Sallaku është arrestuar për marrje ryshfeti për dhënien me qera të objekteve që ndodhen në brendësi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Arrestimi i tij është bërë nga sektori kundër krimit ekonomik. Gjatë ditës policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me aksionin.

Gazmend Sallaku, ish-futbollisti i skuadres së Dinamos erdhi në krye të stadiumit Qemal Stafa, pas shkarkimit nga posti të Perikli Dhales.

Dhales u shkarkua menjëherë nga detyra pas incidentit të ndodhur në stadiumin “Qemal Stafa” gjatë ndeshjes miqësore mes Gramozit dhe Real Madridit, ku pati një ikje dritash prej gati 90 minutash.

© Panorama.al

Te lidhura