
Ish-prokurori i famshëm italian, Alberto Maritati, aktualisht senator në Itali, së bashku me disa personalitete të rëndësishme italiane është bërë pjesë e një eksperience të pakëndshme këtë verë në Policinë e Korfuzit vetëm sepse në motoskafin me të cilin po lundronte në det, ishte vendosur një flamur shqiptar.
“Është ora 21:30, senatori Alberto Maritati përgjigjet në telefon dhe thotë se ka pasur një eksperiencë të egër dhe provokuese në Korfuz. Ishte një përzierje rraskapitëse e keqkuptimeve që lindën për kufirin shtetëror mes Shqipërisë dhe Greqisë diku në veri të Korfuzit”, shkruan gazeta “Quotidiano di Puglia”. “Unë dua Greqinë, kam shkuar atje prej 40 vjetësh, por ajo që ka ndodhur me mua më ka tronditur me të vërtetë, edhe pse në fund kam marrë kërkesa për falje”, ka thënë Maritati, prokuror i njohur në Itali por edhe në Shqipëri për bashkëpunimin me Prokurorinë e vendit tonë në kuadër të hetimit të dosjes “Kokaina” në vitet 1999-2000.
HISTORIA
Senatori Maritati ka një shtëpi në tokën greke. Familja ka në pronësi shtëpinë e cila ndodhet në ishullin e Erikoussa, rreth dhjetë kilometra në veriperëndim të Korfuzit dhe 14 kilometra nga brigjet shqiptare. Në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, Maritati duket se vetëm pak ditë kishte që kishte pritur në këtë shtëpi edhe politikanin e njohur italian, Massimo D’Alema, ish-kryeministër. Nga atje, grupi i të afërmve e miqve të senatorit vendosi të lundrojë në det për një shëtitje. Në mjetin lundrues kanë qenë një grup personash….
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)
© Panorama.al











