
KORÇE- Një zjarr i madh ka përfshirë zonën tek ish- post komanda ushtarake në Parkun Rinia në Korçë pasditen e sotme.
Siç raportohet zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të Parkut si dhe një automjet, që mendohet se është i forcave të policisë. Zjarri ka demtuar edhe disa peme shekullore te parkut.
Nuk ka ende të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit. Mësohet se tri zjarrfikëse janë në vendngjarje, ku tashme eshte bere edhe lokalizimi i flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur te plagosur ne njerez, perveç demeve materilae. Policia eshte ne vendngjarje ku ka nisur hetimet per zbulimin e shkaqeve që kanë çuar ne kete zjarr te fuqishem.











