Policia e Korçës ka sekuestruar sot një shumë prej 3500 monedhash euro flase dhe ka rrestuar 3 persona. Gjatë operacionit të koduar “Kumarxhiu”, polica e Korçës ka vënë në pranga shtetasit, Hysni Sadiku, Artur Tahiraj dhe Lavdërim Rumani. Ende nuk ka të dhëna mbi mënyrën se si janë përfituar këto monedha, ndërsa policia vazhdon hetimet.











