Gjenden fëmijët romë, tre ditë larguar nga shtëpia

Aug 27, 2011 | 12:50
Policia e Korçës

KORCË-Gjenden tre femijet rome, denoncuar te zhdukur nga nena e tyre ne policine e Korces.

Policia ka bere te ditur se femijet u gjeten brenda qytetit te Korces dhe shkak per largimin e tyre nga shtepia mesohet se jane bere konfliktet e vazhdueshme mes prinderve.

Denoncimi per zhdukjen e tre nga shtepia u be nga e ema, Shpresa Trimi.

Fëmijët e zhdukur jane Suana Trimi 13-vjec, Mario Trimi, 6-vjec, dhe Gerta Trimi, 4 vjec dhe sipas nënës së tyre lypnin në parkun e qytetit, por që prej tri ditësh nuk ishin bërë më të gjallë dhe nena dyshonte se ata mund te ishin  trafikuar.

Pas denoncimit, policia nisi hetimet për gjetjen e fëmijëve, madje kishte shpërndarë edhe fotot e tyre dhe kërkonte bashkëpunimin e qytetarëve që mund t’i kishin parë ata.

© Panorama.al

Te lidhura