
Një ngjarje shokuese ka prekur qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm. Trupi i pajetë i një femre u gjet me kokë dhe gjymtyrë të prera.
Në një prononcim të policisë, thuhet se viktima ishte e ndarë në 7 pjesë dhe e mbeshjelle me qese plastmasi.
Sipas policisë, koka ende nuk është gjetur. Viktima është gjetur në rrugën lidhëse të Korcës me fshatin Ravonik.
Kufoma është gjetur nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende nuk ka të dhëna për identitetin e saj, ndërsa policia ka nisur hetimet.
© Panorama.al











