KORÇE/ Dëmtimet në rrjet, qyteti pa drita

Jul 24, 2012 | 11:31

KORÇE – Dëmtimi i dy fidrave nga një prej firmave private të ndërtimit e më tej, një zjarr i regjistruar paraditen e djeshme, kanë lënë disa orë pa drita qytetin e Korçës. Prej orës 8:30, një prej makinerive të firmës ndërtuese ka dëmtuar fidrat 2 dhe 8, duke lënë në mungesë energjie qendrën, por edhe një pjesë të periferisë së qytetit. Më tej, para mesditës flakët e zjarrit përfshinë ndërtesën e ish-kaldajës së fabrikës së qumështit. Zjarri i regjistruar në ndërtesën e amortizuar ka sjellë edhe dëmtimin e fidrit 9 të qytetit pas dëmtimit të dy të tjerëve. Flakët rrezikuan edhe kabinën elektrike në afërsi të ndërtesës, ndërsa menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja, e cila ka nisur punën për të neutralizuar flakët deri në shuarjen e plotë të zjarrit.

© Panorama.al

Te lidhura