
Rritja e pagave që hyri në fuqi që nga data 1 korrik për pagat e administratës dhe nga data 15 korrik për pagën minimale, ndryshoi edhe limitet mbi bazë të së cilave paguhen kontributet. Nëse më herët kontributet për pagën minimale paguheshin sipas vlerës 20 mijë lekë, sot ato paguhen në bazë të pagesës minimale të rritur, e cila tashmë ka shkuar në 21 mijë lekë. Sakaq, sikurse kanë ndryshuar të gjitha nivelet e pagave minimale apo mesatare, ka ndryshuar edhe paga maksimale mbi të cilën qytetarët do të duhet të paguajnë kontributet. Deri më 30 qershor të këtij viti kjo pagë ishte në nivelin 87 700 lekë, ndërkohë që tashmë ky nivel është rritur. Nga data 1 korrik, paga maksimale për efekt të derdhjes së kontributeve është 91 475, duke mbajtur të pandryshuar rregullin e të qenët sa pesëfishi i pagës minimale.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).











