
Rrugët që lidhin tunelin me Tiranën e Elbasanin ndërtohen nga “Aktor” e “Copri”
Puna për rrugën nis më 15 shkurt, afati 480 ditë.
Bashkimi i kompa-nisë kuvajtiane “Copri” me atë greke “Aktor” ka rezultuar e suksesshme për të dyja, pasi në ditët e ardhshme ato do të fillojnë ndërtimin e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan. Kompanitë janë shpallur fituese nga tenderi që u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe dje kanë nënshkruar edhe kontratën respektive për punën e re të tyre. Në një konferencë për shtyp, ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, dha edhe detajet lidhur me kontratën.
Autostrada
Kompania “Aktor”, e cila aktualisht po punon për ndërtimin e tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan, së bashku me kompaninë “Copri” janë ofruar të ndërtojnë segmentin e parë të rrugës për 83.9 milionë dollarë pa TVSH. Gjatësia e këtij segmenti është 13 kilometra, duke filluar nga Sauku në Tiranë dhe deri në tunelin e Kërrabës. Segmenti tjetër fillon nga ky tunel e përfundon në Elbasan, dhe ka një gjatësi 11.7 kilometra e një vlerë kontrate 85.3 milionë dollarë pa TVSH. “Më duhet të shpreh vlerësimin tim maksimal për ofertat që dy kompanitë kanë bërë për këtë rrugë, ishte një ofertë shumë e ulët që siguroi një ulje të ndjeshme nga parashikimi fillestar i kostos së autostradës. Kompanitë tashmë janë mobilizuar së bashku me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe ne presim që pas dy ditësh, nga dita e sotme ato të fillojnë ndërtimet reale për ndërtimin e autostradës”, tha dje ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi.
Afatet
Qeveria është e vendosur që të përfundojë këtë rrugë brenda pranverës së vitit 2013. Kontratat e nënshkruara me kompanitë ditën e djeshme iu japin atyre 480 ditë afat për të përfunduar këto punime. “Ministria e Transporteve do të jetë gjatë gjithë kohës shumë e gatshme për të asistuar mbarëvajtjen e këtij projekti në çdo moment, në mënyrë që në pranverën e vitit 2013 ne të kemi transitin e parë në autostradën që do të lidhë Tiranën me Elbasanin”, tha ministri. Por përtej koincidencës, në afatin që pretendon qeveria që autostrada Tiranë-Elbasan të ketë përfunduar, duket se do të jetë kulmi i “atmosferës” së fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Historia do të përsëritet, ashtu sikurse ndodhi me Rrugën e Kombit, kur qeveria nxitoi ta inauguronte pak para zgjedhjeve të 2009-s.
Autostrada
. Kostoja totale
293 milionë USD. Kostoja e tunelit
85 milionë USD
(ndërtohet nga
kompania “Aktor”). Segmenti nga
Sauku-Krrabë
83 milionë USD. Segmenti nga
Krraba në Elbasan
85.9 milionë USD
(dy segmentet
do ndërtohen nga
“Copri” dhe “Aktor”
NERTILA MAHO
© Panorama.al











