Antonio Konte nuk do ta drejtojë Juventusin as në aktivitetet ndërkombëtare. Është FIFA që ka vendosur këtë masë për teknikun e bardhezinjve. Salernitani nuk do të ulet në stol për një periudhë 10-mujore. Këtë dënim e dha drejtësia sportive italiane, pasi trajneri u konsiderua si fajtor për akuzat e ngritura nga skandali i basteve në futboll. Kështu, Konte nuk do mund ta ndjekë skuadrën në Ligën e Kampioneve dhe mund të kthehet në Europë vetëm nëse vendimi TNAS-it (Kolegji arbitror kombëtar i sportit në Itali) do të jepet në favor të tij. Skualifikimi mbulon të gjitha llojet e ndeshjeve, duke nisur nga kombëtaret, ndërkombëtaret, zyrtaret dhe miqësoret.











