Konsultimet për zgjedhjen e Presidentit, sot takimi i Nanos me Idrizin e PDIU

May 2, 2012 | 12:25
Fatos Nano

Ish kryetari socialist Fatos Nano pritet të takohet sot me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Nano dhe Idrizi do të takohen në orën 12:00 në hotel Rogner, aty ku pak ditë më parë u takua me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Idrizi një nga miqtë e tij, gjatë kohës që Nano ishte kryeministër dhe në krye të PS-së, duket se nuk do të ngurrojë të japë mbështetjen e tij për kandidaturën e Fatos Nanos për president. dy votat e PDIU-së mund të jenë vendimtare për ish kreun socialist Nano për president nëse procesi i zgjedhjes së presidentit shkon në raundin e katërt dhe të pestë me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Kandidati i vetëm i vetëshpallur për presidenti nisi menjëherë takimet e tij për të marrë mbështetjen e krerëve të partive parlamentare dhe për ta konsideruar atë si një kandidat konsensual mbi palët. këtë vetë Nano e shprehu pas takimit të parë negociues që zhvilloi pak 10 ditë më

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi

parë me Ilir Metën. “Jemi duke identifikuar me shumë maturi dhe qetësi mundësitë që ekzistojnë për të ndërtuar së bashku një proces sa më konsensual të mundshëm. Do të ishte në përputhje dhe në vlerësimet që unë kam, në axhendën aktuale të integrimit europian të Shqipërisë, me përmbajtjen dhe simbolikën e 100-vjetorit të Pavarësisë në vend dhe me nevojën e mirëkuptuar që një politikë më e arsyetuar dhe më konsensuale në raport me objektivat kombëtarë të integrimit, t’i shërbejë realizimit të tyre prioritar”, u shpreh Nano pas takimit me Metën. Nano ka marrë mbështetjen e ambasadorit amerikan në Tiranë, Arvizu, i cili e cilësoi atë si politikani që i duhet vendit në krye të shtetit. Gjithashtu edhe takimi me Edi Ramën për Fatos Nanon është cilësuar mjaft pozitiv dhe pse kreu i PS kërkon ndërtimin e një procesi dialogu për presidentin e ri.

Konsultimet për kreun e ri të shtetit
Nano, të mërkurën me Vangjel Dulen

Në vijim të turit të takimeve që po zhvillon, ish kreu socialist Fatos Nano do të takohet të mërkurën me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Takimi pritet të zhvillohet në hotel “Rogner”, ndërsa Dule nga ana e tij ka shprehur që më parë mbështetjen e tij për kndidatyrën e Nanos. Gjatë një interviste për “Panorama” Dule është shprehur pro kandidaturës së Nanos. “Nano është politikani me marrëdhëniet më të mira me demokracinë jo vetëm si nocion, por kryesisht në formën e vet të aplikuar. Këtë e ka dëshmuar në forcën politike që drejtoi, në qeveritë që formoi, në marrëdhëniet ndërpartiake. Ka një sens shumë të mprehtë ndaj ekuilibrave. Me lidhje të shumta në rajon dhe hapësirën euroatlantike. Disa këto nga tiparet që për vlerësimin tonë e bëjnë kandidaturën më dinjitoze për President. Deputetet e PBDNJ-së ishin firmëtarë të kandidaturës së z.Nano edhe në vitin 2007. E sigurisht edhe tani”, u shpreh Dule.

© Panorama.al

Te lidhura