Serxho Konseisao duket se ka lënë shumë shpejt pas festimet për trofeun e Superkupës së Italisë, pas suksesit 3-2 në derbin ndaj Interit. Trajneri i Milanit, duke folur sot para gazetarëve në prag të sfidës me Kaljarin në Serinë A, bëri të qartë se të gjithë duhej të ktheheshin me këmbë në tokë pas euforisë.
“Mendoj se nuk mund të punojë te Milani ai që mendon se mjafton të fitosh një Superkupë. Është e vërtetë, jemi gëzuar dhe e kemi merituar, por jemi 17 pikë larg kreut të klasifikimit. Një klub i cili ka fituar 19 tituj dhe 7 Liga Kampionesh, nuk mund ta ketë stomakun plot me një Superkupë. Ndaj mendjen te ndeshja nesër, duhet të fitojmë dhe bindim. Superkupa i përket të kaluarës”, tha trajneri portugez,
Ai theksoi se nuk kishte shumë emocione para rikthimit në Serinë A, meqë debutimi i tij me kuqezinjtë në dy ndeshjet kishte qenë në Superkupë, larg Italisë.
“U kërkoj ndjesë atyre që do të zhgënjej, por nuk kam emocione. Është adrenalina, normalisht, që kuptoj se ku jam, në një klub historik. Por përgatitja e ndeshjeve sjell shumë gjëra me vete. Kam shumë gjëra në mendje dhe nuk mendoj për gjë tjetër. Pastaj sigurisht nuk jam një copë guri, por gjëja më e rëndësishme për mua është të përgatit mirë djemtë”, tha Konseisao para gazetarëve,
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al