TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka bërë me dije se kongresi i partisë do të mblidhet më datën 5 nëntor. Ndërkohë që dy grupet e punës do të vazhdojnë punën serioze jo vetëm për ndryshimet e nevojshme strukturore dhe statutore.
“Dy vitet opozitare kulmuan me fitoren e bukur të 8 majit, falë një kursi politik të konceptuar si rezistencë opozitare që coi në kuti një numër zgjedhësisht të pazakontë. Jemi në kohën e duhur për të nisur nga puna për konceptimin e kursit tonë politik”- tha Rama.
Sipas tij, bojkoti e ka dhënë suksesin e vet. Rama theksoi se pas vendimit të 6 korrikut për PS ne është e qartë detyra që ka dhe përgjegjësia që mban për të mos lejuar largmin e Shqipërisë nga rruga e BE.
“Vendimi i grupit parlamentar ai për të mos u kthyer në kuvend pa mbaruar beteja, ishte I natyrshëm. Nuk është vendosur asnjë rikthim në bojkot dhe pavarësisht se nuk janë të paktë mbështetësit tanë qe e kosniderojnë ribojkotimin parësor, bojkoti e ka kryer misionin e vet qysh se cështja e krizës së zgjehdjeve të qershit u shtrya në cdo tavolinë për shqipërinë. Bojkoti ka rezultat të shkëlyer për gjithë ata në 8 maj kur një votë masive u derdh në kutitë e votimit”- tha Rama.
Sipas tij, opozita do të ndjekë një kurs të ri, të domosdoshëm për një jetë të re parlamentare të opozitës për të cilën duhet të përgatitemi intensivisht, në bzë të paktit me qytetarët. “Sezoni i ri parlamentar duhet të jetë për ne sezoni i angazhimit solemn”- tha ai.
© Panorama.al











