Javën që kaloi, disa suplemente publikuan një lidhje dashurie mes miss-it Armina Mevlani dhe këngëtarit të njohur, Dren Abazi. Por siç duket, kjo lidhje nuk është e vërtetë, pasi në një bisedë për ‘’Panorama plus’’ Dreni ka thënë se Arminën e ka takuar vetëm një herë në jetë edhe atë disa çaste para se të shfaqen në tapetin e kuq të ‘’Top Fest’’. ‘’Ju lutem të mos merremi me këtë histori se s’ka kuptim’’, është komenti i dhënë nga Armina e cila në njërën anë edhe e ka mohuar lidhjen mes saj dhe Drenit,
madje edhe këngëtari në bisedën e tij ka qenë shumë skeptik duke treguar se mes tyre nuk ka ndonjë lidhje dashurie. Që ai dhe Armina nuk janë në lidhje, e vërteton fakti se Dreni në VideoFest është shfaqur me një tjetër femër e cila është e panjohur për publikun, të paktën deri më tani. Ndoshta kjo që po prezantojmë tani është e dashura e vërtetë e Drenit, pasi ai ka shmangur paraqitjen në tapetin e kuq të VideoFest, kurse foton e kemi siguruar nga një video e realizuar në një emision në Kosovë. Gjatë një bisede që kemi pasur para pak kohe me Drenin, ai na ka pohuar se është në lidhje me një vajzë jo shumë të njohur në Prishtinë, por ende nuk ka ardhur koha që ta bëjë publike lidhjen.











