Që rivaliteti mes Rigels Rajkut dhe Getoar Selimit është ende në nxehtësinë e duhur, e vërteton edhe fakti se dje (e premte) diku në mëngjes nga ora 10:00, dy grupet e njohura të repit janë konfrontuar fizikisht në Zvicër, më saktësisht në Aeroportin e Zyrihut. Arsyet e vërteta të konfliktit nuk dihen, por një gjë dihet, se të dyja grupet janë në rivalitet prej një kohe të gjatë. Kjo edhe për shkak të konkurencës së lartë në treg, pasi artistët mundohen që nëse jo me meritë, të paktën fizikisht të eleminojnë konkurrencën. Sharje, ofendime si dhe rrahje të shumta kanë ndodhur pikërisht në Aeroportin e Zyrihut, ku në njërën anë kanë qenë anëtarët e grupit Baba Stars, 6 persona në grup, ndërsa në anën tjetër Noizi së bashku me njërin nga anëtarët e grupit të tij, që do të thotë 6 me 2. Pasi ka plasur sherri edhe nëpër media e portale, e duke u konfrontuar edhe fansat nëpër rrjetet sociale, Noizi ka postuar një video ku tregon versionin e tij. Noizi: ‘’Ju që keni nxjerrë nëpër gazeta se Noizi ka plagë të rënda, ne sapo erdhëm nga një sherr, 6 me 2 ishim, afroje pak më shumë kamerën (duke dashur të tregojë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim), jo nuk qenka asgjë as mbrapa, prisni, më falni e kujt është kjo (në kamera ai tregon edhe një qafore, e cila sipas fansave është në pronësi të Getoar Selimit)?’’. E ndërkohë edhe grupi Baba Stars ka postuar një video tjetër, në të cilën shihen të gjithë anëtarët e grupit para kamerës duke folur, por më të zëshmit janë Ledri Vula dhe Getoar mimika. ‘’Ja unë e hjeki kapuçin se ai gjak nuk është i imi (tregojnë bluzën me gjak ndërsa thonë për shokun e Noizit të largojë kapelën pasi në kokë ka plagë). Dhe ti që e ke atë shenjë këtu, krejt fytyrën kam me ta prish, deri në vdekje Baba Stars, u q..sha nënën, hajde në Zyrih të tregoj se çka është qyteti, dilni prej hoteli’’, shprehet më tej Ledri dhe duke mbyllur kamerën e duke u larguar. Ndërsa fansat komentojnë se videoja e tyre është bërë pikërisht pas daljes nga stacioni policor i kantonit të Zyrihut, kurse për daljen e tyre nga policia thuhet se kanë ndërhyrë disa organizatorë të koncerteve në Zvicër të cilët kanë miqësi atje. Se si do të vazhdojë ky konflikt në të ardhmen pritet të shihet. Ndërsa si arsye e nxehjes së gjakrave, kohëve të fundit ishin përfolur edhe bashkëpunimet e shumta me këngëtaret femra të skenës muzikore me Noizin dhe Baba Stars, pasi që të dyja palët kërcënojnë këngëtaret duke u thënë se nëse bashkëpunojnë me ta, nuk duhet të kenë asnjë lloj komunikimi me palën tjetër rivale. Po vazhdon edhe në këto momente që po shkruajmë ‘’përleshja’’ e fansave me komente të shumta nëpër facebook.
BLERAND REXHEPI











