
TIRANE- Nje projektligj shume te rendesishem per reformen ne drejtesi e ka quajtur ministri i Drejtesise, Eduard Halimi , ate “Për organizimin dhe funksionimin e konferencës gjyqësore kombëtare”. Ai ka akuzuar opoziten per vonesat e shumta ne kete reforme dhe per bllokim, duke bojkotuar per shume kohe komisionin.
Deklarata e Halimit eshte bere ne Komisionin e Ligjeve, ne mbledhjen e sotme ku ka nisur shqyrtimin projektligji ne fjale.
Sipas tij, ky projektligj parashikon mënyrën se si do të funksionojë Konferenca Gjyqësore dhe nga ana tjeter edhe menyren se si do te behet perzgjedhja e anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise.
Sipas tij, ne te nuk përfshihet më përfaqësimi me delegim i gjyqtarëve. Halimi ka bere me dije se 5 anëtarë të KLD do zgjidhen nga gjykata e shkallës së parë, 3 anëtarë nga Gjykata e Apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.
© Panorama.al











