Kuvend, miratohet kalendari 3 javor i punimeve

Feb 22, 2012 | 14:28

TIRANË- Miratohet me konsensus kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit. Kalendari është miratuar në mbledhjen e sotme të Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, duke marre edhe dakordesine e opozites.

Gjatë mbledhjes kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci ka kërkuar shpejtim të punës për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, ngritur si shqetësim edhe nga kreu i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e grupit.

Në përfundim të mbledhjes, Kryetarja Jozefina Topalli njoftoi konferencën për punën që po kryen administrata e Kuvendit, për publikimin e një botimi special, mbi aktet e themelimit të shtetit shqiptar në kuadër të aktiviteve të Parlamentit, për 100 Vjetorin e Pavarësisë.

© Panorama.al

Te lidhura