Minatorë-ACR, ende pa marrëveshje për kërkesat

Jul 16, 2011 | 16:00
Nga protesta e minatorëve në Bulqizë

BULQIZE- Asnje marreveshje per kerkesat e minatoreve drejtuar firmes ku punojne. Takimi i sotem mes perfaqesise se minatoreve dhe atyre te firmes, zhvilluar ne Tirane duket se nuk ka mberritur ne nje akord mes paleve.

Mesditen e sotme perfaqesues te sindikates dhe te konfederates se minatoreve zhvilluan nje takim ne Tirane me perfaqesues te firmes ACR.

“ACR në parim pranon rritjen e pagave, dhe kryerjen e investimeve si thellimi i punës në minierë, por ajo kërkoi kohë, pasi bordi i kompanisë mblidhet në Austri. Për këtë arsye derisa të jepet përgjigja përfundimtare, ne do të vazhdojmë axhendën e protestave ditën e hënë”, tha Kol Nikolla, pas mbylljes se takimit.

Minatorët kërkojnë rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension.

Megjithe shtrirjen e protestes dhe kercenimin per greve, deri tani nuk është arritur asnjë marreveshje mes minatoreve dhe drejtuesve të kompanisë ACR.

Konfederatë-Sindikatë, përçahen minatorët

Përcahen minatoret e Bulqizes. Duket se shkak eshte bere nje perplasje mes Konfederates dhe Sindikates se minatoreve, qe ka bere edhe ndarjen e protestuesve ne dy kampe.

Njera pale i bashkohet idese se Sindikates lidhur me kete proteste e pjesa tjeter i rri mendimit qe ka Konfederata, e cila kërkon vazhdimin e protestave.

Ndërkohe qe sindikata eshte e mendimit qe puna t’i kthehet normalitetit. Protesta e minatoreve, mbeshtetur edhe nga minatore nga rrethet synon rritjen e pages, kushte me te mira pune, siguri per jeten gjate punes brenda galerive, largimin e firmave pirate qe veprojne ne zone dhe uljen e moshes per daljen ne pension.

Pas nje sere takimesh me perfaqesues te firmes dhe ministise se Ekonomise, minatoret kercenuan edhe me greve urie, madje deklaruan pak me pare se kane gati 25 vete per t’u ngujuar, plan ky qe duket se u shty per me vone.

 

© Panorama.al

Te lidhura