‘Kompetencat’, Kushtetuesja shtyn seancën

Feb 16, 2012 | 12:21

TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka shtyre per në 29 shkurt ceshtjen per ndarjen e kompetencave në lidhje me emërimin e gjyqtarëve, pas kerkeses se presidentit Bamir Topi.

Presidenti Topi i kerkoi Kushtetueses interpretimin e mbarimit te mandateve për gjyqtarët Xhezair Zaganjori, Admir Thanza dhe Petrit Plloci, duke derguar ne kete gjykate vendimin e Kuvendit, i cili miratoi zgjatjen e mandatit për 3 gjyqtarët.

Ka qene perfaqesuesja e Kuvendit qe kerkoi me shume kohe ne dispozicion per mbrojtjen e ceshtjes.

Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit.

© Panorama.al

Te lidhura