Katër kompani të mëdha amerikane kanë paditur “Food and Drug Admnistration (FDA)”, shoqata e cila imponon kompanitë e cigareve që nga 22 shtatori i 2012-ës të nisin publikimin e imazheve “shokuese” me efektet që shkakton pirja e duhanit në paketat e cigareve.
Sipas tyre kjo kërkesë do të shkelte amandamentin e parë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që mbron lirinë e shprehjes. Lorillard Inc, R.J. Reynolds Tobaco Co, Commonwealth Brands Inc e Liggett Group kanë depozituar ankesën e tyre në një gjykatë në Uashington.
Kompanitë synojnë të shtyjnë hyrjen në fuqi të rregullave të reja. Në galerinë e fotove mund të shikoni disa nga imazhet që do të shoqërojnë paketat e cigareve.
© Panorama.al


















