Komisioni hetimor: Ndjekje penale ndaj Spahiut

Feb 27, 2012 | 16:44
Komisioni hetimor për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu

TIRANË- Komisioni Hetimor për shkarkimin e ish numrit dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut ka kërkuar ndjekje penale ndaj tij për një sërë akuzash.

Në raportin përfundimtar, publikuar në mbledhjen e sotme, janë renditur një sërë shkeljesh të detyrës nga Spahiu për të cilat komisioni ka parë të udhës se ai duhet të përgjigjet.

Sipas raportit ish nënkryetari i KLD-së, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke devijuar nga institucioni kushtetues. Ai akuzohet për trajtim me negativitet të procesit të Censusit dhe nëpërmjet kësaj ka tentuar të cenojë marrëdhëniet me fqinjët.

Komisioni Hetimor pritet t’i propozojë Kuvendin në seancën e ardhshme miratimin e raportit dhe kërkesën për shkarkimin e Spahiut, pavarësisht se ai ka dhënë dorëheqjen kohë më parë, ditën që e ka cuar cështjen për hetimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, në mbledhjen e KLD-së, pas shumë debatesh, e në kundërshtim të kërkesës së ministrit të Drejtësisë, Halimi, me shumicë votash, (pro edhe vota e kreut të shtetit Bamir Topi) u miratua dorëheqja nga detyra e Spahiut.

© Panorama.al

Te lidhura