Kombëtarja humb tri vende, renditet e 77-ta

Jan 18, 2012 | 19:02

Përfaqësuesja shqiptare ka zbritur tri pozicione më poshtë në renditjen e re të FIFA-s të publikuar këtë të mërkurë.

Shqipëria është renditur në vendin e 77-të në renditjen e muajit dhjetor 2011 duke grumbulluar 450 pikë, ndërsa në nëntor kishte mbajtur vendin e 74-t.

Në dhjetëshen e parë në klasifikimin e dhjetorit nuk ka pësuar ndryshime, ku në vendin e parë renditet Spanja, dhe mbyll dhjetëshen më të mirë Argjentina.

Renditja

1. Spanja 1564 pikë

2. Holanda 1365

3. Gjermania 1345

4. Uruguai 1309

5. Anglia 1173

6. Brazili 1143

7. Portugalia 1100

8. Kroacia 1091

9. Italia 1082

10. Argjentina 1067

***

77. Shqipëria 450

© Panorama.al

Te lidhura