Tropojë, mbytet anija, shpëtojnë 15 pasagjerët

Aug 29, 2011 | 18:31
Foto Ilustruese

TROPOJE- Një defekt teknik në një anije të vogël që  lundronte në ujërat e liqenit të Fierzës për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi.

Anija e vogël në bordin e të cilës mendohet se udhëtonin 15 persona është mbytur sot në ujrat e liqenit të Fierzes. Mësohet se të gjithë pasagjerët kanë shpëtuar, ndërsa nuk ka as të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Salce, ndërsa ende nuk dihen saktësisht shkaqet, po mendohet së anija është fundosur për shkak të një defekti teknik.

Gjashtë nga udhëtarët janë evakuuar me ndihmën e komardareve, ndërsa 9 të tjerët kanë dalë në breg me not.

© Panorama.al

Te lidhura