Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshme te zgjedhjeve në komunën Shalë të rrethit të Shkodrës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve kishte shpallur fitues kandidatin e Partisë Demokratike, Dedë Tonaj, ndërsa përballë tij kishtë humbur kandidati i Partisë Socialiste, Bal Vuksani. Pas ankimimit të rezultatit nga ana e PS-së, Kolegji ka vendosur per përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë.











