TIRANË- Plan dhe masa të shpejta për eleminimin e gjithë problemeve që shoqërojnë sot ekzekutimin e kolateralit në bankat e vendit ka këshilluar guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë një forumi për ekzekutimin e kolateralit, Fullani ka theksuar se vendi përballoi me sukses krizë dhe kjo nuk u shoqërua më asnjë falimentim bankash, por tashmë është koha e marrjes së masave të tjera për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
“Pamundësisë për të shlyer periodikisht detyrimet ndaj bankave, sistemi bankar po i kushton vëmendje të madhe, edhe menaxhimit të marrëdhënieve me klientët, vecanërisht me ata që janë në vështirësi”- tha ai.
Fullani theksoi se ekzekutimi i kolateraleve ka qenë shqetësim dhe për këtë ishte e nevijshme dhe kjo tryezë e sotme. Sipas tij, vështirësitë nuk janë vetëm ligjore, por edhe në sajë të natyrës burokratike të institucioneve të përfshira.
“Duhet unifikim i vendimeve për cështjet konfliktuale, të nxisim paraqitjen e cështjeve në gjykatën e lartë, të bëhet rishikim kuadrit ligjor për të riparuar veshtirësitë dhe plan veprimi për ekzekutimin e kolateralit”- tha ai.
Ministri i Financave, Bode duke marre fjalen ne kete aktivitet deklaroi se totali i detyrimit të papaguar nga debitorët shkon në vlerën 20 miliardë lekë. Nderkohe qe vlera e kolateralit është dy herë më e lartë se detyrimi dhe ekzekutimi nuk do të përbënte problem.
“Treguesit e performancës së sistemit bankar gjithashtu janë prekur nga mungesa e mosekzekutimit të shpejtë. Kreditë e këqija janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe një rol të konsiderueshëm në këtë tregues ka luajtur pamundësia e bankave për të tërhequr këto garanci, çka do t’u mundësonte atyre fshirjen nga bilancet të kredive të këqija që do të shlyheshin me kolateral”- tha Bode.
© Panorama.al












