Policia italiane ka zbuluar nje organizate kriminale te perbere nga shqiptare e italiane qe merreshin me trafik kokaine dhe armesh.
Lajmin e bejne me dije mediat italiane, sipas te cilave ne pranga kanë përfunduar 15 persona, 10 prej të cilëve shqiptarë, kurse 5 të tjerët, shtetas italianë.
Në cilësinë e provave materiale janë sekustruar 700 gramë kokainë. Sipas hetimeve, droga shpërndahej në lokale e diskoteka.
Personave iu sekuestruan dhe pasuri të patundshme dhe automjetet me vlerë, 250 mijë euro.
© Panorama.al











