
TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Volfart i ka bërë thirrje liderëve politikë të arrijnë sa më parë një marrëveshje për cështjet e mbetura pezull për mbylljen e reformës zgjedhore.
“Kampet politikë duhet të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme. Reforma duhet të ketë konsensusin politik më të gjerë të mundshëm dhe duhet që marreveshjet t’i qëndrojnë kohës. Nuk mund të ndodhë që pas cdo zgjedhje të ndryshohen sërish rregullat, nuk është e shëndetshme dhe as e drejtë për njerëzit”- tha ai gjatë tryezës së sotme të Forumit Civil.
Sipas ambasadorit, rregullat e qëndrueshme do t ‘i shërbenin shqiptarëve dhe aspiratës së tyre evropiane.
“Nxis drejtuesit politikë që të arrijnë marrëveshje për cështjet ende pezull, identifikimi, numërimi, administrimi dhe ankesat në zgjedhje. Edhe përfundimi në kohë është i rëndësishëm për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme, rekomandimet duhen zbatuar plotësisht për të treguar atë vullnet politik që është i dëshirueshëm nga ne”- tha ai, duke iu referuar 31 rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndalur vecanërisht në raundin e parë.
“Qytetarët duan zgjedhje të lira e të ndershme në përputhje me standardet. Nxis partitë të ecin përpara e të nxjerrin një produkt të suksesshëm të bazuar në dialog e respekt që më pas ta nderojnë e ta zbatojnë. Thirrje dhe shoqërisë civile të veprojë tani e të ushtrojnë presion mbi partitë politike që nuk lëvizin ndryshe e që është koha tani të lëvizin”- tha ai.
© Panorama.al











