Kodi, Milo: Lënia në dorë të ekspertëve, manovër

Jul 6, 2012 | 11:49
Paskal Milo

TIRANE- Kreu i PDS-së, Paskal Milo i drejtohet me nje tjeter apel partive te medha ne vend qe te marrin ne konsiderate kerkesat e partive te vogla per reformen zgjedhore.

Deklarata vjen nje dite pasi Komisioni i Reformes Zgjedhore kaloi disa amandamente, duke lene serish per shqyrtim ceshtjet e ‘nxehta’.

“Dje, komisioni i refromës zgjedhore konfirmoi se do të shqyrtojë kërkesën e partive të vogla për reformën zgjedhore. Shpresoj që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të thyejnë heshtjen disamujore dhe të marrin në konsiderate kërkesat e partive të vogla”- tha Milo.

Ai nge dyshimin se “lënia në dorë të ekspertëve është një manovër politike e palëve”.

“Shpresojmë që të hënën 2 partitë të reflektojnë dhe ta miratojnë kërkesën tonë. I bëj thirrje edhe PS që ka mbështetur idenë e korrigjimit të sistemit zgjedhor” tha me tej ai, duke theksuar se nëse të hënën komisioni për reformën zgjedhore do të tentojë për ta shtyrë vendimin atëherë partitë e vogla do të reagojnë.

© Panorama.al

Te lidhura