Kodheli: Berisha e ka nxjerrë vendin në shitje

Aug 30, 2012 | 12:12

TIRANË- Deputetja e PS, Mimi Kodheli ka akuzuar kryeministrin për shitje te pronave publike, ne dem te interesit te shqiptareve.

Duke folur në një deklaratë për mediat, nga selia e PS, Kodheli ka reaguar për shpenzimet e bëra nga banka e Shqipërisë, duke thënë se “asgjë nuk e justifikon pagën e lartë të Guvernatorit”.

Sipas tij, “për të mbushur gropën e zezë të Financave, Berisha e ka nxjerrë vendin në shitje. Në 100 vjetorin e pavarësisë, Berisha e ka nxjerrë kombin në shitje”.

© Panorama.al

Te lidhura