Klubet e Serisë A, gjatë sezonit 2011-2012 mund të faturojnë rreth 1.7 miliardë euro. Në këtë rezultat ka dalë një studio ekonomike në fushën sportive nga Bolonja. Sipas kësaj studioje, klubet e Serisë A, nga të drejtat televizive, sponsorët dhe reklamat do faturojnë saktësisht 1.680 milionë euro gjatë sezonit që vjen. Mbi frontin “makro-ekonomik”, Seria A gëzon një shëndet të plotë. Klubet italiane kanë më pak borxhe se klubet e tjera evropiane. Debitet e klubeve të Serisë A rriten me 2.3 miliardë në vit, ndërkohë që ato të kampionatit spanjoll me 3.5 miliardë, dhe të atij gjerman, 3.6. Ndërsa kampionati anglez ka një rritje debiti prej 3.9 miliardë eurosh në vit. Faktikisht, në vitin 2010 në kampionatin italian janë investuar 1.454 milionë euro nga sponsorët. Dhe edhe pse jemi ende në mesin e merkatos, klubet italiane në total deri më tani kanë shpenzuar 338 milionë euro për të përmirësuar skuadrat e tyre.











