Klose dhe Shvajnshtaiger: Kjo Gjermani është e pathyeshme

Jun 6, 2012 | 14:19

Miroslav Klose dhe Bastian Shvajnshtaiger pritet të jenë dy liderët e Gjermanisë që me eksperiencën dhe mentalitetin e tyre do të udhëheqin kombëtaren drejt finales së madhe të Europianit të 14-të në histori. Lojtari më i vjetër dhe më me eksperiencë në formacionin aktual të “pancerave”, Klose, e mesfushori i bavarezëve kanë shpalosur idetë për të nxjerrë fituese Gjermaninë.
Klose: “Fakti që ky Europian luhet në vendlindjen time, ka një domethënie shumë të rëndësishme për mua. Poloninë e dua njësoj sa Gjermaninë. Kam një parandjenjë shumë pozitive, pasi po përgatitemi në format më të mira të mundshme dhe për më tepër çdo pozicion ka në gatishmëri dy lojtarë të shkëlqyer. Kjo më bën të mendoj seriozisht për trofeun, duke mos llogaritur as Spanjën. Gjermania e sotme ka konkurrencë të fortë dhe secili prej nesh është i zëvendësueshëm. Eksperienca më ka mësuar të thyej çdo tabu, por dua të theksoj se nuk preferoj ta kthej kokën prapa, pasi në moshën e re kam qenë i verbuar”, – nënvizon Klose.
Shvajnshtaiger: “Nga këndvështrimi im, Spanja ka skuadrën më të mirë. Ajo i hipnotizon kundërshtarët duke bërë të duket sikur luan me një lojtar më shumë. Por, ndryshe nga kohët e saj të arta, si çdo skuadër tjetër edhe ajo është e ndëshkueshme. Sa i përket kombëtares sonë, tjetërsimet kanë ndodhur gradualisht. Me forcën dhe stilin tonë, ne do të jemi në gjendje ta mbyllim Spanjën në tërësinë e saj. Nga mbrojtja e deri te sulmi, do jemi më të shpejtë, më fleksibël dhe më të fortë në dyluftim se iberikët”, – tha Bastian Shvajnshtaiger.

© Panorama.al

Te lidhura