Ish-banori i BB3, i vetmi djalë gay i deklaruar në një show shqiptar televiziv është rikthyer në Tiranë, pasi u largua i zhgënjyer pak kohë më parë drejt Italisë. Ai është fotografuar në after party-n e organizuar në “Sumer Matis” të enjten në mbrëmje, në shoqërinë e personazheve të njohur VIP të ekranit. Kjo është hera e parë që ai shfaqet në një ambient publik në Tiranë, pas largimit të tij shumë i zhgënjyer nga ky realitet me mjaft paragjykime, sipas tij. Madje dhe ditëlindjen e tij pak muaj më parë ai e organizoi në Itali, ku rreth 150 veaë ishin mbledhur në restorantin ”Squared16” në darkën gjatë së cilës ai mori shumë dhurata nga modelë, artistë e biznesmenë atje. Nuk dihet nëse ky rikthim është i përkohshëm apo nëse Klodiani po rishikon dhe një herë mundësinë e rikthimit të përhershëm.











