Klodian Duro: Rubio s’më do, por nuk iki

Aug 2, 2012 | 13:53

Klodian Duro vazhdon të mungojë në stërvitje. Mesfushori është i dëmtuar prej më shumë se dy javësh dhe pritet që të qëndrojë larg fushave të blerta edhe 14 ditë të tjera. Njihen tashmë mosmarrëveshjet mes tij dhe trajnerit, madje ky i fundit, para nisjes drejt Norvegjisë, kërkoi raporton mjekësor të lojtarit. Përpos gjithçkaje, futbollisti tregon për gazetën se edhe pse Rubio nuk e preferon, ai do të vazhdoj të jetë pjesë e Tiranës. Duke qenë se është nën kontratë, ai premton se do ta respektojë atë deri në fund. “Prej kohësh jam i dëmtuar dhe kam qenë larg ekipit. Për një gjë të tillë kam vënë në dijeni edhe vetë trajnerin Rubio. Ndonëse spanjolli nuk më pëlqen fort, unë do të vazhdoj të jem këtu. Kam një kontratë me këtë klub dhe do ta respektoj atë deri në fund. Kam shumë për të dhënë për këtë fanellë dhe këtë do ta vërtetoj në fushën e lojës. Kampionati nuk vonon dhe unë premtoj se do të jap më të mirën për ekipin tim”.

© Panorama.al

Te lidhura