Klodian Duro pranë qipriotëve të Ermis

Jul 1, 2011 | 10:45

Klodian Duro është pranë nënshkrimit te skuadra qipriote e Ermis Aradipu. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e këtij vendi, të cilat i referohen një deklarate të presidentit të këtij klubi. “Ne i kemi bërë ofertën tonë dhe lojtari ka rënë dakord. Tani po presim që ai të vijë në Qipro dhe të firmosë kontratën”, citohet presidenti i këtij klubi. 34-vjeçari ka luajtur edhe më parë në kampionatin qipriot me AC Omonia dhe Apolon Limasol para se të kalonte te LASK Linz në kampionatin austriak. Po te Ermis luan edhe portieri 35-vjeçar i Kombëtares, Arian Beqaj.

© Panorama.al

Te lidhura