Klodi Çela: Festa e ditëlindjes me 150 të ftuar

May 20, 2012 | 13:43

”Jam kënaqur pa masë nga surprizat, miq pa fund, rreth 150 veta, modelë e modele si dhe të pasur”, kështu e fillon rrëfimin e tij për ”Panorama plus” ish-banori i BB, Klodian Çela, me rastin e ditëlindjes së tij, të cilën e ka festuar në Itali. ”Festa ka filluar në orën 21:00 në mbrëmje në restoranin më të bukur, Lago di Garda quhet ”Squared16”, të ftuar ishin 150 veta me ftesa personale dhe me një meny sushi e peshk të freskët e shumë shampanjë, me dj dhe fotograf që punon në zonën tonë, shumë e shumë dhurata nga miqësia ime e nga shoqëria që punojnë për modën, të pranishëm modelë e modele si dhe njerëz nga arti e moda, kolegë e biznesmenë. Deri në orën 24:00 ka zgjatur festa, pastaj kemi vazhduar në diskon më të njohur në Garda, ”Art Club”, ku me pronaren e lokalit, me madam Sissin, një nga personazhet më të njohur në Veri, festa na zuri deri në mëngjes”, thekson Klodi për impresionet gjatë ditëlindjes së tij. Por siç duket, djaloshi i njohur nuk dëshiron të ndalet me kaq, pasi festa për ditëlindje ka vazhduar edhe ditën tjetër. ”Edhe nesër vazhdoi festa tjetër, prapë në një nga lokalet më të njohura në liqen, kam marrë dhurata shumë të bukura, një nga më të veçantat, një buqetë me trëndafila nga nipërit e mi David e Lorenzo e Mattia, si dhe prezenca e tyre dhe e miqve nga Milano, Ibiza, Greqia e Shqipëria”, përfundon rrëfimin e tij ish-banori i BB3, Klodian Çela.

© Panorama.al

Te lidhura