Klinton: Videoja, e neveritshme. S’kemi lidhje

Sep 13, 2012 | 18:03

“Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me filmin kundërthënës për Profetin Muhamed, i cili ka shkaktuar protesta anti-amerikane në gjithë Lindjen e Mesme”. Keshtu ka deklaruar sot sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, duke pranuar se videoja e publikuar në internet ishte “e neveritshme dhe meriton kritika”.

Sipas sekretares Klinton, ky film “duket se ka qëllim thellësisht cinik: te denigroje një religjion të madh dhe të provokoje zemërim”.

Këto komente u bënë pas protestave të reja anti-amerikane në Jemen, Egjipt, Libi, Sudan, Tunizi dhe Iran.

Të martën vonë nga sulmi në Konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë mbeti i vrare ambasadori Kristofer Stivens, ndersa masa protestonte kundër filmit.

Presidenti amerikan, Barak Obama ka urdhëruar forcim të sigurisë në të gjitha kapacitet tejoqeanike të Shteteve të Bashkuara, pas dhunës në Libi.

© Panorama.al

Te lidhura