Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka shprehur shqetësimin e thellë të saj dhe Shteteve të Bashkuara për trajtimin që i është bërë në burg ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko. Ajo po vuan dënimin e debatueshëm prej shtatë vitesh burg për keqpërdorim të detyrës, që nga liderë të shumtë të botës është konsideruar si një vendim politik. Ka pasur raportime se Timoshenko është rrahur nga gardianët e burgut në Harkov, dhe janë shfaqur foto të saj me krahë dhe bark të nxirë. Ish-kryeministrja ukrainase po mban grevë urie. Reagimi i sekretares Klinton erdhi pas reagimeve në Europë, ku liderë të ndryshëm deklaruan se do të bojkotojnë “Euro 2012” si protesta ndaj trajtimit të Timoshenkos.











