Klinton, në Turqi për të biseduar rreth Sirisë

Aug 5, 2012 | 13:39

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit ka bërë të ditur se sekretarja Hillari Klinton do të udhëtojë javën e ardhshme për në Turqi, për të biseduar rreth situatës në Siri.

“Klinton, më 11 gusht do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Qeverinë turke në Stamboll”, ka saktësuar Nullënd.

Sekretarja amerikane e Shtetit aktualisht ndodhet në Malavi, nga ku do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut, për të takuar ish-presidentin Nelson Mandela.
Ndalesa e fundit në Afrikë do të jetë Gana.

© Panorama.al

Te lidhura