KLD emëron përkohësisht Valbona Vatën në vend të Spahiut

Feb 13, 2012 | 16:16

TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zbardhur vendimet e mbledhjes së sotme që zgjati më shumë se 5 orë, mbledhje në të cilën u pranua edhe dorëheqja e nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Ndër vendimet e marra është edhe autorizimi i Kryeinspektores së Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Valbona Vata, të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit.

Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimin në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant.

© Panorama.al

Te lidhura