TIRANE- Keshilli i Larte i Drejtesise ka kerkuar te hetohet procedura e ndjekur per lirimin e Ilir Xhakjas, qe nje dite me pare ekzekutoi me arme shefin e komisariatit te Shijakut, Adem Tahirin.
Vendimi eshte marre pas nje urdheri te nxjerre nga zëvendëskryetari i KLD
“Me urdher te zevendeskryetarit te Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë edhe të ngjarjes tepër të rëndë të ndodhur në datën 13.09.2012, ndaj shefit të Komisariatit të Shijakut, Kryekomisarit Adem Tahiri” – thuhet në deklaratën e KLD-së.











