Debate në KLD, pranohet dorëheqja e Spahiut

Feb 13, 2012 | 14:53

TIRANË- Perfundon pas me shume se 5 ore debatesh mbledhja e Këshillit te Lartë te Drejtësisë.

Mbledhja e sotme, drejtuar nga kreu i shtetit, Bamir Topi ka pasur ne qender te saj situaten pas doreheqjes se nenkryetarit te KLD, Kreshnik Spahiu.

Mesohet se ministri i Drejtesise, Eduard Halimi nuk ka pranuar doreheqjen e Spahiut, duke theksuar se ai duhet te shkarkohet nga Parlamenti.

Por mesohet se nje gje e tille nuk eshte pranuar nga gjithe anetaret e KLD-se, te cilet me votim e kane rrezuar kete kerkese, duke pranuar se fundi doreheqjen e Spahiut.

Spahiu dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, në kohën që deklaroi se do t’i drejtohej me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për cështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura