TIRANE- Nje gjyqtar me familjen e tij jane ndaluar te kalojne kufirin per te hyre ne shtetin grek.
Denoncimi eshte bere sot nga nenkryetari i Këshillit te Lartë te Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, permes nje konference per shtyp.
Sipas tij, gjyqtari Skënder Damini, i cili shoqërohej nga familja e tij është penguar të kalojë kufirin grek dhe shkak per kete pretendohet te kete qene origjina came e tyre.
KLD ka denuar ashper rastin ne fjale, duke e cilesuar ate si diskriminim dhe ka shtuar se per kete do te beje denoncimin edhe ne Komisionin Europian.
Spahiu ka deklaruar se do te kerkohen sqarime nga ministria e Jashtme greke per kere rast. Ne fakt, ky nuk eshte rasti i pare qe ngjet nje gje e tille ne kufi me shtetin grek. Edhe te tjere persona, mes tyre edhe nje cift te moshuarish u kthyen mbrapsh pasi ne dokumentet e tyre rezultonte vendlindja Çamëri.
© Panorama.al











