Klaudja preferon shoqërinë e Vlashit

Jul 1, 2012 | 12:44

Kanë që të dy lidhjet e tyre, por me sa duket fundjavën e kaluar kanë vendosur që plazhin ta bëjnë bashkë. Po flasim për Klaudjan dhe Vlashin, të dy ish-banorë të “Big Brother 5”. Aty brenda duket se nuk kanë pasur ndonjë miqësi të madhe, por tani që janë jashtë, lidhja e tyre është bërë më e fortë. Nëse bëhet fjalë për planet dhe ëndrrat e tyre, kjo afërsi mund të argumentohet me faktin se Klaudja gjithnjë ka thënë se e ka pasion modelingun dhe Vlashi operon në këtë fushë. Mbase ky i fundit mund t’i hapë disa dyer Klaudjas për t’u bërë modele e njohur në Shqipëri.

© Panorama.al

Te lidhura