Klaudja e BB5: Ja çfarë më pëlqen te Meti

May 6, 2012 | 13:47

“Nuk e di sa i zoti do jetë Erjoni që të më ribëjë për vete”

Ajo vendosi të tërhiqej nga loja, duke pasur shumë banorë të “BB5” kundër. Lidhja që Klaudja Veseli krijoi brenda shtëpisë me Erionin, komentet për miqësinë me të dashurën e tij jashtë, dhe tashmë shoqëria me Metin nga Prishtina, e kanë pështjelluar paksa në media atë si personazh. 24-vjeçarja që ka pasur eksperienca si fotomodele dhe dëshiron të jetë një gazetare në të ardhmen, tregon për planin me Erionin dhe miqësinë e re me Metin.
Tashmë që ke dalë nga loja e “Big Brother 5”, si ka ndryshuar jeta jote? Ke marrë ndonjë ofertë të veçantë në fushën e modës, meqënese ke pasur eksperienca të mëparshme në këtë fushë?
Për vetë faktin që tashmë të njohin të gjithë, ka ndryshuar disi jeta ime. Oferta për sa i përket modelingut ose me saktë oferta për fotomodele kam pasur, por nuk jam edhe shumë e sigurt nëse do rifilloj përsëri në këtë fushë.
Ndërkohë që e kemi parë përballjen me Erionin ndërsa hyre në shtëpi. Disa menduan se ishte një presion i yti kur i the se s’e prisje më, me qëllimin për ta çorientuar në lojë. Çfarë mund të thuash tashmë për Erionin?
Nëse Erionit nuk i interesoj, unë nuk kam si ta kem çorientuar. Për më tepër mund të them se edhe ai vetë nuk e di se çfarë ndien. Imagjinoni pak sa mund ta di unë që të arrij të futem brenda në shtëpi, enkas për ta çorientuar. U futa brenda në “Big Brother” që t’i jepja fund diçkaje që nisi aty brenda. E kam thënë edhe më parë, nuk e di sa i zoti do jetë Eri që të më ribëjë për vete.
Je penduar për afrimitetin e krijuar me të, kur të dalë do ta takosh dhe çfarë ke për t’i thënë?
Penduar jo, s’kam përse. Është më se normale që do ta takoj dhe normalisht nëse Eri do kërkojë të flasë me mua, un nuk kam më çfarë t’i them, por do dëgjoj vetëm çfarë ka Eri për të më thënë.
Tashmë kanë filluar të qarkullojnë fjalët për një miqësi të re mes teje dhe Metit. Si është e vërteta, bëhet fjalë për një lidhje?
Jo nuk është lidhje, edhe pse mediat kështu duan ta përcjellin. Është thjesht një shoqëri e pastër, siç ndoshta mund të lindë me të disa nga banorët që aktualisht janë në lojë. Aty brenda e kam thënë që pavarësisht marrdhënieve që kishim, ka disa njerëz që kur të mbaroj gjithçka, mund të mbetemi miq.
Si e konsideroni njëri-tjetrin tashmë ju të dy?
E konsiderojmë njëri-tjetrin vetëm miq të mirë.
Dimë që keni udhëtuar bashkë drejt Prishtinës dhe, madje keni realizuar disa foto artistike bashkë. Mos ndoshta kemi të bëjmë me një feeling, ç’mund të thuash për Metin tani që po e njeh. Çfarë tipi është ai?
Po është e vërtetë që Meti më ka ftuar në Prishtinë, ku kemi realizuar disa foto bashkë thjesht për qejf. Meti është një djalë me këmbë në tokë dhe shumë i thjeshtë. Por mbi të gjitha ka disa parime që mua më pëlqejnë tek një njeri.
Keni marrë ndonjë ofertë të dy si çift, apo keni bërë plane për verën së bashku?
Për momentin nuk kemi marrë ndonjë ofertë të dy bashkë. Për sa i përket verës ende nuk kemi folur meqë si unë, si Meti jemi shumë të zënë për të menduar për pushime tani, ndoshta pak më vonë.
Si po ndihesh tashmë me Metin, si do ta përshkruaje gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhesh?
(qesh) Nuk kam absolutisht asgjë me Metin. Ai është një djalë shumë i mirë, por nuk e kuptoj pse mediat duhet të na bëjnë çift vetëm prej disa fotove artistike që kanë dalë.

Klaudja: Fitorja luhet midis Liamit dhe Arbrit
Ndërkohë që loja brenda shtëpisë po vazhdon, Klaudja duke i njohur banorët dhe si rivalë brenda shtëpisë, dhe tashmë si publik, mund të japë nga një koment për secilin banor.
Liam: Shumë i zgjuar dhe i avantazhuar në lojë, se është më i madh se banorët e tjerë në moshë.
Ermali: Më ka pëlqyer deri diku si lojtar, por duke e parë nga jashtë kam ndryshuar mendim totalisht.
FranÇeska: E mban në lojë fakti që është e bukur dhe e lidhur me Ermalin.
Genta: Ka humbur rrugën aty brenda, dhe është një njeri shumë i lëkundur.
Gerta: Nuk e njoh personalisht, por deri diku duke e parë nga jashtë, më duket ushtare e Liamit.
Arbër: Edhe ky shumë i zgjuar, më pëlqen.
Dritan: Ushtari i dytë i Liamit. Prisja diçka më shumë nga Tani por zero, gjithmonë duke e parë si publik.
Graciano: Një nga konkurrentët më aktivë aty momentalisht dhe një nga njerëzit, me të cilët kam folur më së shumti.
Erion: Një person që e ka mirë me të gjithë banorët.
Cilët prej tyre mendon se do arrijnë në finale?
Në finale do të arrijnë sipas meje Liam, Arbër, Ermal dhe njëra nga vajzat, që them se mund të jetë Franci, por nuk jam e sigurt.
Kush prej tyre mendon se e fiton “Big Brother 5”?
Tashmë jam në dilemë, që fitorja është midis Arbrit dhe Liamit.

© Panorama.al

Te lidhura