Kjo super-anije është spital

Feb 23, 2012 | 12:41

Për herë të parë në botë do të ketë “mjekë lundrues” falë një anije-spital të krijuar nga një dizajnues italian jahtesh. Marino Alfani, 29 vjeç, e hodhi idenë për të krijuar këtë spital detar për të ndihmuar njerëzit në raste fatkeqësish natyrore në ujë, si rasti i “Costa Concordias” apo cunami i vitit 2004, ku kalimi nëpër rrugët tokësore drejt spitaleve ishte i pamundur për shkak të përmbytjeve. Anija ka laboratorë, dhoma kirurgjikale, reanimacione dhe një dhomë për terapi oksigjeni. Do të ketë edhe një helikopter të vogël dhe një garazh me një ambulancë, 9 mjekë e infermiere, tre anëtarë ekuipazhi, dhe mund të mjekojë 50 persona në ditë, që do të thotë 1500 në muaj. Anija e ndërtuar me aliazh alumini është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë. Koncepti për anijen-spital fitoi një çmim këtë muaj në “Millennium Yacht Design Awards”.

© Panorama.al

Te lidhura