Sulmet e kanibalizmit duket se janë përhapur nga SHBA-ja në Kinë. Një shofer autobusi i dehur është filmuar nga kamerat e sigurisë duke kafshuar fytyrën e një gruaje, së cilës tani i duhet një operacion plastik për të sistemuar fytyrën. Sipas agjencive lokale të lajmeve, shoferi i quajtur Dong, ka qenë duke pirë shumë alkool në drekë me miqtë e tij. Më pas ai ka dalë në rrugë në qytetin Uenzhou, dhe ka qëndruar përpara një makine që drejtohej nga një grua, duke e detyruar atë të ndalojë. Ai është ngjitur mbi makinë duke e goditur fort atë dhe gruaja ka bërtitur për ndihmë, dhe kur ka dalë nga makina ai i është hedhur duke e kafshuar në fytyrë. Kur mbërriti policia dhe e shkëputi Dong nga trupi i gruas, ajo u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët thanë se i duhej operacion për të sistemuar hundën dhe buzët e saj nga pjesët e shkëputura.











