Kinë, sekretari lokal i PK arratiset me 31.5 milionë USD

Aug 30, 2012 | 12:49

Sekretari i Partisë Komuniste në qytetin kinez, Fengçeng, Uang Guoqiang, u largua nga Kina drejt Shteteve e Bashkuara së bashku me gruan e tij, duke marrë me vete miliona dollarë. Lajmi u publikua së fundmi nga “Gazeta e Popullit” në Kinë, edhe pse ngjarja ka ndodhur që në muajin prill. Uang po hetohet për korrupsion dhe rrezikon dënimin me vdekje nëse rikthehet në vend. Thuhet se shuma që ai ka marrë është rreth 200 milionë juanë apo 31.5 milionë dollarë. Kryeministri Uen Jiabao ka premtuar luftë të ashpër ndaj korrupsionit, pas një vlerësimi të publikuar nga Banka Qendrore Kineze, se që nga viti 1990, rreth 120 miliardë dollarë janë vjedhur nga 16-18 mijë zyrtarë të korruptuar, që janë larguar nga vendi.

© Panorama.al

Te lidhura