Kina lufton me valën e sëmundjeve të frymëmarrjes, në Evropë shfaqen rastet e pneumonisë tek fëmijët. Ja vendet që shënuan rritje të numrave

Dec 5, 2023 | 10:55
SHPËRNDAJE

Irlanda dhe Franca janë ndër vendet evropiane që kanë regjistruar një rritje të mprehtë të rasteve të pneumonisë së fëmijëve, ndërsa Kina po lufton me një rritje të paprecedentë të sëmundjes së frymëmarrjes.

Femije  semundja e mushkerive

Bakteri që shkakton infeksionin në fjalë, është raportuar se është shfaqur në Irlandë, Francë, Holandë dhe Danimarkë, shkruan The Telegraph.

Në Danimarkë dhe Francë, infeksionet janë rritur në nivele epidemike, edhe Danimarka dëshmoi një rritje trefish të rasteve që nga tetori, duke arritur në 541 raste që nga java e kaluar.

Airfinity, një kompani analitike e të dhënave, tregon se Franca po përballet gjithashtu me infeksione të nivelit epidemik.

Ndërkohë, Holanda ka shënuar një rritje prej 124 përqind krahasuar me kulmin e vitit të kaluar.

Në Irlandë, kërcimi është më pak dramatik me 15 raste të raportuara tek fëmijët dhe adoleshentët, krahasuar me katërmbëdhjetë nga viti i kaluar.

Në Kinë, grupi i infeksioneve, i njohur zakonisht si ‘pneumonia në këmbë’, ka mbushur shumë spitale dhe i është atribuar heqjes së kufizimeve të Covid-19 duke rritur numrin e sëmundjeve që normalisht shoqërojnë sezonin e dimrit.

Sëmundja u vendos në qendër të vëmendjes javën e kaluar kur OBSH-ja i bëri një kërkesë zyrtare Kinës për më shumë informacion në lidhje me raportet e pneumonisë së padiagnostikuar në spitalet e fëmijëve në Bejing, Liaoning dhe vende të tjera.

Autoritetet kineze kanë thënë se nuk kanë prova për ndonjë patogjen të ri që shkakton valën e pneumonisë, megjithëse ndërkombëtarisht disa kanë shprehur dyshime mbi transparencën e saj.

Kombet në të gjithë Azinë, përfshirë Indinë, Nepalin, Tajvanin dhe Tajlandën e rritën mbikëqyrjen dhe u thanë punonjësve të kujdesit shëndetësor që të ishin vigjilentë për rastet e pneumonisë.

Infeksioni përhapet përmes kontaktit me pikat nga hunda dhe fyti i personave të infektuar dhe është më i zakonshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Shumica e rasteve zgjidhen pa komplikime përmes një kursi antibiotikësh, megjithatë, rezistenca ndaj antibiotikëve është një shqetësim.

Kjo është veçanërisht shqetësuese në Azi, ku nivelet e rezistencës ndaj makrolidit, një lloj antibiotiku që përdoret për trajtimin e pneumonisë, kanë qenë deri në 90 për qind.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura