Suksesi i shqiptarëve dita-ditës po dëshmohet gjithmonë e më shumë. Kështu, fotografi me famë botërore Fadil Berisha vazhdon të ketë nën ombrellën e tij emrat më të spikatur të show bizit botëror, përfshirë këtu edhe motrat e famshme Kardashian, ato të cilat për momentin po çudisin opinionin botëror me çdo paraqitje të tyre. Të famshmet e familjes Kardashian kanë ftuar fotografin shqiptar për të realizuar një set fotografik për emisionin e tyre, ndërsa Berisha si duket ka qenë i nderuar që të jetë i ftuar nga Kim. Në një video postuar në një nga portalet më të njohura në botë, shihet se si Kim së bashku me motrat e saj arrijnë në një studio ku duhet të realizohet fotosesioni e ku pritet nga fotografi Berisha dhe stilistja e njohur, Sherri Hill, që do të përkujdeset për veshjet e tyre.











