TIRANE- Dy raportuesit e Këshillit të Europës për Shqipërinë, Jaakko Laakso nga Finlanda dhe David Wilshire nga Mbretëria e Bashkuar pritet te vizitojne Tiranen ne fund te ketij muaji.
Mesohet se vizita e tyre parashikon takime me zyrtarë të lartë te vendit, duke nisur nga kreu i shtetit, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësuesit kryesorë të partive politike të mazhorancës dhe opozitës.
Vetem dy dite me pare, Komiteti i Monitorimit në KiE miratoi nje draft-rezolutë për Shqipërinë, permes te ciles i ben thirrje opozites t’i kthehet rruges institucional, t’i jape fund bojkotit te nisur dhe te kthehet ne Kuvend.
© Panorama.al











